Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet maksimal përgatitjet në prag të “finales” së të shtunës në Lubjanë.
Siç bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer.
“Fokusi i përzgjedhësit Franco Foda edhe në seancën e sotme ishte në aspektet taktike. Lajm i mirë është se të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe gati për ndeshje!”, thuhet në njoftim të FFK-së.
Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.
Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...