Interi ka vënë në shënjestër portierin e Parmës, Zion Suzuki, në prag të një transferimi të mundshëm verën e ardhshme, sipas raportimeve.
“Nerazzurrët” pritet të hyjnë në treg për një portier të ri, pasi kontrata e Yann Sommer skadon në fund të sezonit dhe mundësia e rinovimit duket e vogël.
Cristian Chivu e ka përzgjedhur personalisht Suzukin si një opsion afatgjatë për portën, pasi ka punuar me të te Parma sezonin e kaluar.
Portieri japonez konsiderohet si një nga më të mirët në Serie A, duke tërhequr interesin e klubeve si Milan dhe Chelsea.
Me interesin në rritje për shërbimet e tij, Parma mund të vendosë të përfitojë financiarisht nga lojtari i saj më i vlefshëm, duke kërkuar një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh për reprezentuesin japonez.
Interi, ndërkohë, është lidhur gjithashtu me emra të tjerë si Bento i Al-Nassr, Noah Atubolu i Freiburgut dhe Elia Caprile i Cagliarit për të forcuar repartin e portës./Telegrafi/
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën