Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Më datë 11.11.2025, rreth orës 21:20, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në Babush në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, është ndaluar shoferi A.B. (22 vjeç), i cili drejtonte automjetin VW Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h, transmeton Arbresh.info.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Ndërkaq, më datë 12.11.2025, rreth orës 18:30, në rrugën transitore Shtime – fshati Belincë, në zonën me kufizim shpejtësie 60 km/h, janë ndaluar shoferët:
J.C. (39 vjeç), i cili drejtonte automjetin Audi me targa vendore me shpejtësi 123 km/h,
D.A. (26 vjeç), i cili me automjetin Audi me targa vendore zhvillonte shpejtësi 126 km/h.
“Ndaj të dyve policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 eurosh dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit për 3 muaj. Njërit prej tyre nuk i janë shqiptuar pikët negative pasi posedonte patentë shoferi të huaj. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...