Debati publik mbi ndërtimin e Aeroportit të Vlorës ka vijuar të ngjallë reagime, ndërsa sot ka ardhur një reagim edhe nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po trajtohet tema në mediat shqiptare.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka kritikuar disa individë që, sipas tij, japin opinione të pabazuara dhe interpretojnë ngjarje të paqena, transmeton Arbresh.info.
“Shpreh shqetësimin tim për qasjen e disa individëve të painformuar, të cilët japin opinione që nuk pasqyrojnë realitetin. Fatkeqësisht, disa prej tyre jo vetëm që interpretojnë ngjarje të paqena e të pavërteta, por edhe i lejojnë vetes të ofendojnë,” ka shkruar ai.
Pacolli ka theksuar se përpara se të artikulohen opinione publike, duhet të bëhet një informim i saktë mbi faktet, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të formohen qëndrime të drejta dhe të bazuara në realitet.
Sa i përket vetë projektit të aeroportit, ai ka siguruar se Aeroporti i Vlorës po zhvillohet sipas afateve kontraktuale dhe pritet të jetë një nga aeroportet më funksionale në rajon.
“Ky projekt përfaqëson investimin më të madh në Shqipëri në kuadër të një partneriteti publik-privat. Qeveria shqiptare merr 50% nga fitimi i gjeneruar nga të hyrat, që do të thotë se vetëm përfiton nga afarizmi i këtij aeroporti dhe nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve,” ka shtuar Pacolli.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...