Ministri Çeku ka bërë të ditur se Galeria Kombëtare e Kosovës po transformohet në një hapësirë moderne, funksionale dhe frymëzuese për artistët dhe publikun.
Në një vizitë në vendin e punimeve, ministri tha se, përveç restaurimit të plotë të institucionit qendror të artit pamor, aty janë duke u krijuar edhe hapësira të reja nëntokësore me standarde moderne për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit.
“Galeria Kombëtare po kthehet në një hapësirë moderne, funksionale dhe frymëzuese për artistët dhe publikun. Ishim për të parë nga afër punimet që po zhvillohen me dinamikë të lartë. Përveç restaurimit dhe rinovimit të plotë të institucionit qendror të artit pamor, aty po krijohen edhe 400 m² hapësira të reja nëntokësore me standarde moderne për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit”, shkroi ai./Arbresh.info
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran