Rrahje me sëpatë në Istog – Një i arrestuar, një tjetër në arrati

08:41 | 12 Nëntor 2025
E.K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugët “Mullinjtë e Istogut” dhe “Fadil Ferati” në Istog.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy persona në përleshje, të cilët kishin përdorur mjete të ftohta.

Njëri prej tyre ka tentuar ta godasë tjetrin me veturë, duke dëmtuar tri automjete dhe xhamat e një lokali.

 

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali”, thuhet në njoftim.

Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe i është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve, ndërsa tjetri, i njohur për policinë, është në arrati.

“Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar. Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё”, thuhet në njoftim./Arbresh.info