Përfaqësues të BBC-s konfirmuan të hënën se kanë marrë një letër ligjore nga avokatët e presidentit amerikan Donald Trump, ku i kërkohet një reagim deri të premten në orën 17:00. Në letrën thuhet se nëse BBC “nuk plotëson kushtet” brenda afatit, Trump “do të detyrohet të zbatojë të drejtat e tij ligjore, të gjitha të rezervuara, përfshirë padinë për jo më pak se 1 000 000 000 (një miliard) dollarë” në dëmshpërblim.
Sipas letrës së avokatëve të Trumpit, BBC “ka shpërndarë deklarata të rreme, fyese”, ndërsa montimi “i qëllimshëm dhe mashtrues” i dokumentarit të BBC-së synonte të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane.
BBC ka pranuar se pjesë e dokumentarit u përpunua në një mënyrë që mund të linte përshtypjen se Trumpi i bënte thirrje drejtpërdrejtë për dhunë gjatë ngjarive të 6 janarit 2021, pasi u bashkuan fragmente të kohëve të ndryshme të fjalimit, ndërkohë që ishte përfshirë edhe thirrja e tij për demonstrata paqësore.
Kreu i bordit të BBC-s, Samir Shah, pranoi se ishte bërë “një gabim vlerësimi” në përpunimin e klipit, dhe se redaksia do ta shqyrtojë çështjen në mënyrë të thelluar.
Ngjarjet përfshijnë edhe dorëheqjen e kreut të BBC-s, Tim Davie, dhe drejtoreshës së lajmeve, Deborah Turness, të cilat dolën në pritje të krizës që u hap rreth nivelit të redaktimit dhe akuzave për përfaqësim të pabarabartë në shërbimet ndërkombëtare të BBC-s. / abcnews.al/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten