Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar reformë zgjedhore, sepse sipas tij, balotazhi nuk i shërben askujt.
Ai gjithashtu tha se dalja në zgjedhje nuk është reale dhe u shpreh se vetëm në Obiliq ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet Lokale 2025, mësimet që s’po i mësojmë!
E para: Balotazhi nuk i shërben askujt, nga 18 komuna në garë, vetëm në një komunë, Obiliq, ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve.
E dyta: Dalja në zgjedhje nuk është aspak reale, nëse e krahasojmë me të dhënat e regjistrimit të popullsisë, del se pjesëmarrja “reale” është mbi 90%. Kjo, përveç efektit në vlerësimin e legjitimitetit, po pengon edhe funksionimin e mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë.
E treta: Nuk mund të shmanget parimi bazë i demokracisë, shumica prej 50% + 1 votë, por ekzistojnë sisteme si ai preferencial, që e shmangin balotazhin dhe pasqyrojnë më mirë vullnetin e qytetarëve.
E katërta: Lista e kandidatëve për kuvendet komunale, nga bartësi e deri te kufizimi “një person, një votë”, nuk i përgjigjet më sistemit aktual. Bartësi, si rezultat që po shkakton probleme, po duplifikohet nga kandidati për kryetar, ndërsa modeli me një listë po çon në ndryshime radikale, por jo domosdoshmërisht në rritje të cilësisë.
E fundit: Edukimi i votuesve mbetet problematik, numri i votave të pavlefshme në mesatare komunale është rreth 9% e listës së votuesve, që në realitet përfaqëson mbi 20% të trupës reale elektorale, një shifër shqetësuese. Kjo e fundit domosdoshmërisht reflekton edhe në nevojën për debat serioz mbi çdo propozim për sistem të ri, si ai preferencial apo çdo formë tjetër reformimi zgjedhor.
Kjo është çka kam thënë tetë vite më parë!!!/Arbresh.info
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...