Ylli i Sllovenisë dhe Manchester Unitedit, Benjamin Sesko nuk do të jetë pjesë e kombëtares për muajin nëntor dhe kështu nuk do të luajë ndaj kombëtares së Kosovës.
Kështu të paktën ka raportuar gazetari i afërt me Manchester Unitedin, Rich Fay, përmes platformës “X”.
Ai ka thënë se Sesko është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë, si pasojë e një lëndimi në gju.
Slloveni u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit të shtunën, duke u larguar nga fusha pas 33 minutash si zëvendësues.
Sesko kështu pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Kosovës, që “Dardanët” e zhvillojnë në Ljubjanë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.
Kjo ndeshje është jetike për Kosovën në garën për një vend në play-off ose kalim direkt në Kupën e Botës të vitit 2026.
Momentalisht, Kosova është e dyta në grup me shtatë pikë nga katër ndeshje, tri më pak se Zvicra që është e para.
Sllovenia është e treta në grup me tri pikë. Suedia është e fundit me vetëm një pikë.
Me një pikë të fituar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Kosova e siguron play-offin, mirëpo ekziston shpresa që me një fitore në kryeqytetin slloven dhe një gabim të Zvicrës ndaj Suedisë, më 18 nëntor në Prishtinë të luhet një ‘finale’ për kualifikim në Botëror.
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...