Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, ka vlerësuar lart kapitenin e Sunderlandit, Granit Xhaka, duke e cilësuar “me gjasë transferimin më të mirë të këtij edicioni”.
Pas rikthimit në Premier League, Sunderlandi ka surprizuar me paraqitje mbresëlënëse.
Pas 11 javësh, ekipi renditet në vendin e katërt me 19 pikë, duke treguar se objektivi për të mbetur në elitë është më se i realizueshëm.
Ish-mesfushori i Arsenalit ka qenë vendimtar në këtë ecuri. Sipas raportimeve të BBC-së, Xhaka është spikatur për përvojën, qetësinë dhe aftësitë e tij udhëheqëse në fushë.
Ai ka luajtur çdo minutë të kampionatit deri më tani, duke kontribuar me një gol dhe tre asistime.
Statistikat e tregojnë si lider absolut në skuadër – më i miri te Sunderlandi për asistime, raste të krijuara, prekje topi, pasime të sakta, duele të fituara dhe distancë të përshkuar.
Xhaka iu bashkua klubit anglez këtë verë nga Bayer Leverkusen, për një shumë fillestare prej 13 milionë funtesh.
Rooney ka theksuar ndikimin e madh të mesfushorit kosovar në rikthimin e Sunderlandit në Premier League:
“Duke u kthyer në Premier League, kishte shumë dilema nëse do t’ia dilte. Kishte pyetje se cili do të ishte ndikimi i tij në një skuadër që sapo ishte rikthyer. Por ai, me gjasë, ishte transferimi i sezonit. Ishte brilant”, tha Rooney për BBC.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, i njohur si një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, kujtoi edhe periudhën e vështirë të Xhakës te Arsenali.
“Kur ai e kishte situatën me tifozët e Arsenalit, tregoi karakter të fortë. U përball, u rikthye dhe luajti sërish për klubin. Kjo tregon personalitetin e tij të madh”.
Granit Xhaka kishte 297 paraqitje për Arsenalin, duke fituar dy trofe të Kupës FA, para se të transferohej në Bundesligë te Bayer Leverkusen, ku kaloi dy sezone të suksesshme përpara aventurës së re me Sunderlandin.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...