Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka thënë se rezultatin e balotazhit e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për të cilët ka thënë se shpreh vullnet dhe mirënjohje.
Tahiri ka thënë se e uron Faton Pecin për fitoren në këto zgjedhje.
“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, e shoh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës. S’kam pasur komunikim me Pecin, por do ta uroj edhe atë… po e uroj “, ka thënë Tahiri në Rtv Dukagjini.
Në fund, lidhur me ankesa e parregullsi, Tahiri ka thënë se po merren ekipet dhe se do të vazhdojnë të merren me ato çështje.
“Për ankesa e fakte ekipet po i grumbullojnë dhe ajo pjesë do të vazhdojë”, ka thënë Tahiri
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...