Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë. Konjufca pasi ushtroi të drejten e votës ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së tij kryeministër i vendit.
Ai tha se nuk e di sa i ka gjasat që të zgjidhet kryeminsitër, pasi që sipas tij kjo është në dorën e partive opozitare.
“Nuk e di saktë me probabilitet dhe me përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër. Por unë mendoj që Kosova do ta ketë një qeveri. Por në fund të fundit nuk varet krejtësisht nga Lëvizja VV . Kësaj radhe zgjedhjen se a do te kemi qeveri të re, apo do të shkojmë në zgjedhje, krejtësisht në dorë e kanë partitë që ne iu themi opozitare. Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë e dytë, manadatarin e dytë. Në këtë rast unë u propozova. Vet kryeministri Kurti më nominoi. Presdidentja me mandatoi. Kabineti im dhe vet si kandidat për kryeminister, do të dal në seancë, kur ne do ta vendosim diten e saktë. E pastaj se a do të votohem apo jo më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive tjera. Meqenëse ju e dini qe deri tani në këtë kompozicionin e numrave të mazhorancës, nuk kanë qenë më shumë se 56 apo 57″, ka thënë Konjufca.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...