Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmiz Elezi, ka njoftuar se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka nisur me kohë në 18 komuna.
Elezi ka bërë me dije se procesi i votimit zhvillohet në 507 qendra të votimit, me gjithsej 1628 vendvotime, teksa materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në vendvotime.
“Sipas listës së votuesve, numri i qytetarëve me të drejt vote për të votuar sot është 1 milion e 316 mijë e 672 votues, të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna. Në këtë listë të votuesve përfshihen edhe 1690 të rinj, të cilët nuk kishin të drejt vote në raundin e parë, por që kanë arritur moshën e votimit nga data 13 tetor deri më 9 nëntor”, deklaroi Elezi.
Në dispozicion janë 61 ekipe mobile në lëvizje, të cilët do të jenë në dispozicion të 2541 personave me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar paraprakisht.
Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejt vote të marrin pjesë në proces zgjedhor dhe të shfrytëzojnë të drejtën demokratike të tyre.
Garës së balotazhit do t’i nënshtrohen komunat: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...