Policia greke po heton mbi rastet e zhdukjeve të ndodhura ditët e fundit në Athinë, për të hedhur dritë mbi identitetin e personit të gjetur dje të lidhur e të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në Skourta të Viotias pranë Athinës.
Edhe pse numri i personave të zhdukur 5 ditët e fundit në Athinë është 14, policia po përqendrohet te një shqiptar, punëtor ndërtimi e pa precedentë penalë.
Ai rezulton i zhdukur rreth katër ditë më parë.
Ai jetonte në Evia dhe ditën e zhdukjes së tij po shkonte në Vilia.
Fillimisht ai u nis nga Evia me një të njohur, bëri një ndalesë në një zonë të ishullit ku la mikun e tij dhe më pas vazhdoi rrugën vetëm në makinën e tij.
Në fakt, automjeti i tij është gjetur i braktisur nga policia. Një anëtar i familjes do t’u japë autoriteteve ADN për të përcaktuar nëse burri i zhdukur është ai i gjetur i karbonizuar në Skourta, Viotia. Siç kanë thënë anëtarët e familjes së tij, ai nuk kishte mosmarrëveshje me askënd dhe ata nuk mund ta kuptojnë se çfarë i ka ndodhur dhe papritmas ai nuk tregon shenja jete.
Mjeti ku u zbulua kufoma dje, rezulton i vjedhur në maj 2025 në Glifadha të Athinës dhe mbante targa të falsifikuara që i takojnë një mjeti të së njëjtës marke dhe ngjyre në Katerini. Kufoma u gjet me pranga nën krahë, të cilat ndoshta u përdorën për ta lidhur, por që i ranë nga duart për shkak të karbonizimit.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur dy ditë më parë, ndërsa mjeti i djegur u zbulua dje paradite nga një gjahtar.
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg