I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Hajvali, ku diskutoi për sfidat e përditshme dhe nevojat e komunitetit.
Ndryshe, pas përpjekjes së parë të Albin Kurtit për të formuar qeverinë, që nuk arriti të siguronte shumicën prej 61 deputetësh, presidentja Vjosa Osmani e emëroi zyrtarisht Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, ai ka 15 ditë për të paraqitur kabinetin dhe siguruar votën e nevojshme në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta propozojë Konjufcën për kryeministër në përpjekje për të shmangur zgjedhje të parakohshme dhe për të garantuar miratimin e buxhetit të vitit 2026./Arbresh.info

Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...