Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo i njohur me nofkën “Fenomeni” ka komentuar një deklaratë të Cristiano Ronaldos, i cili kishte thënë se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
Në një intervistë, legjenda braziliane u shpreh se nuk pajtohet me këtë vlerësim, megjithatë e pranon se ylli portugez është ndër më të mirët që ka njohur futbolli.
“Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia dhe për atë që kam arritur,” tha Ronaldo.
“Fenomeni” shtoi se e admiron karrierën e portugezit.
“Cristiano ka një histori fantastike. Ka shënuar të gjitha llojet e golave dhe është përshtatur shumë mirë me ndryshimin e pozicionit nga krah i majtë në sulm qendre, gjë që nuk është e lehtë”, theksoi ai.
“Sigurisht që ai është ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ndoshta në dhjetëshen më të mirë, por jo më i miri”, përfundoi Ronaldo./rtk
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...