Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për ditën e zgjedhjeve ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe subjektet politike, me qëllim raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve për procesin e votimit.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja – në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës – do të funksionalizojë dhomën operative, e cila do të shërbejë për bashkërendimin e aktiviteteve dhe mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe akterët e tjerë mund të raportojnë çdo parregullësi në këto numra të dhomës operative:
📞 +383 38 200 23 544
📞 +383 46 130 013
Ndërkohë, për të ndihmuar qytetarët në gjetjen e qendrës së tyre të votimit dhe për informata lidhur me procesin e votimit, KQZ-ja ka vënë në dispozicion linja pa pagesë për informimin e votuesve:
📞 0800 55 555 (pa pagesë)
📞 +383 46 610 061
KQZ ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë këto linja për informim të saktë dhe raportim të çdo parregullsie, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...