“Single Parent Association” ka reaguar ashpër pas publikimeve për rastin tragjik në Malishevë, ku dy vëllezër u vranë, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen kishte një të kaluar të dhunës në familje.
Reagimi i organizatës vjen pasi zbulua se ndaj të dyshuarit Astrit Isufi, ishte ngritur një aktakuzë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe një vendim gjyqësor me dënim të butë për rrahje dhe kërcënime, shkruan Arbresh.info
Në statusin e publikuar në rrjete sociale, organizata ka kritikuar ashpër sistemin gjyqësor për trajtimin e lehtë të rasteve të dhunës në familje, duke theksuar se dënimet simbolike me para po i kthejnë gjykatat në “derë të hapur për tragjedi”.
“Kur gjykata përkthen dhunën në euro — 500€ për kërcënim, 300€ për rrahje… aty ku mbrojtja duhej të ishte mur, bëhet derë e hapur për tragjedi. Kjo nuk është drejtësi, është krim i legalizuar me vula gjyqësore,” — thuhet në reagim.
“Single Parent Association” ka theksuar se raste të tilla tregojnë dështimin e institucioneve për të mbrojtur gratë dhe për të parandaluar krimet e paralajmëruara, duke i cilësuar vendimet e tilla gjyqësore si “të verbra për rrezikun dhe të shurdhra për britmat e viktimave”.
Reagimi i “Single Parent Association” vjen në një kohë kur opinioni publik është tronditur nga rasti i fundit në Malishevë, që ka nxjerrë sërish në pah mungesën e reagimit të duhur institucional ndaj dhunës në familje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...