Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra–Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
Shitja online e biletave ka nisur nga dita e sotme (7 nëntor) dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së.
Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’iu dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.
FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant./rtk
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...