Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë përfundimisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.
Me deduksion logjik, ai shprehu qëndrimin se tanimë, Kushtetuesja duket të nxjerrë Erion Veliajn nga qelia dhe ta ridërgojë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shkruan A2CNN.
“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, por ama në dëm të madh të Tiranës, por sheh një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që, me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo? Më duket se edhe kjo është gjëja më normale!”, tha Rama.
Erion Veliaj nga ana e tij vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku shkoi ta vizitonte edhe një grup nga institucioni i Avokatit të Popullit, kryesuar nga Erinda Ballanca, lidhur me kushtet e trajtimit të tij.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...