Menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, vizitoi fshatin Përlepnicë të Gjilanit për të parë nga afër progresin e punimeve në infrastrukturën vitale ujore të mbështetura nga Banka Botërore.
“Falë projektit “Nxitja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit në Kosovë” (FLOËS), po ndërtohet një rezervuar i ri uji dhe një tubacion furnizimi për të përmirësuar qasjen në ujë të pijshëm për komunitetet lokale. Me 25.1 milionë euro mbështetje nga Banka Botërore, ky projekt synon përmirësimin e shërbimit të ujit dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj thatësirave në pellgun e Moravës së Binçës – rajoni më i thatë i Kosovës”, njofton Banka Botërore në Kosovë.
Sipas njoftimit, aktivitetet kryesore përfshijnë: Përmirësimin e një pjese prej 37 km të rrjetit të furnizimit me ujë në Gjilan dhe Kamenicë, nga të cilat 4 km janë përfunduar tashmë, si dhe ndërtimin e një rezervuari të ri prej 3,500 m³ në Përlepnicë, Instalimin e pompave të reja të ujit (kapacitet 150 m³/orë), sisteme të reja klorinimi për ujë më të sigurt, 22 stacione hidrologjike të përmirësuara të cilat tashmë po i ofrojnë të dhëna pothuajse në kohë reale Ministrisë së Ekonomisë.
“Këto përmirësime hedhin themelet për një menaxhim më të mirë të ujit, ruajtje strategjike dhe siguri të digave – duke e ndihmuar Kosovën të përgatitet për thatësira, e përmbytje dhe duke siguruar shërbime të besueshme të ujit për të gjithë. Siguria e ujit është në zemër të të gjitha aktiviteteve socioekonomike. Jemi krenarë që mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt sigurisë së ujit dhe një të ardhmeje më të shëndetshme për popullin e saj!”, thuhet në njoftim.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...