Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar se ish zëdhënësi i UÇK-së nuk do të mbështetet më në njërin nga dy dëshmitarët të cilët kishte planifikuar t’i thërrasë pas përfundimit të dëshmitarëve të thirrur nga Hashim Thaçi.
“Sipas rregullit 119 të Rregullores dhe urdhrit të Panelit Gjykues, Mbrojtja e Jakup Krasniqit e njofton Trupin Gjykues dhe palët se nuk synon të mbështetet në dëshminë e [E REDAKTUAR]. Sipas kësaj, Mbrojtja nuk do të dorëzojë ndonjë mocion sipas rregullit 154 në lidhje me këtë dëshmitar”, thuhet në njoftim.
Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...