Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Malishevës, ku dy vëllezër nga fshati Gollubovc, Naim dhe Driton Morina, kanë humbur jetën.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave.
Komuna dhe kryetari Kastrati kërkuan nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e tragjedisë dhe të sigurojnë që autorët të përballen me ligjin.
Në një njoftim për media, ai theksoi:
“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe të të gjitha institucioneve komunale të Malishevës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina nga Golluboci, për humbjen tragjike të dy djemve tuaj. Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që ta gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. Njëkohësisht, kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe autorët të përballen me ligjin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arrestuar Astrit Isufin, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë./Arbresh.info
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...