Ish-Presidenti Hashim Thaçi i përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pasi Apeli ia rrëzoi mocionet lidhur me veçim të procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmim të aktakuzës ndaj tij, duke thënë se nuk është në përputhje me juridiksionin e DhSK-së
Për këto dy ankesa, Apeli kishte marrë vendim më 28 tetor 2025. Ndërsa, tani mbrojtja thotë se do të ushtrojë të drejtën për t’iu referuar Kushtetueses për shkelje të të drejtave të Thaçit të cilat sipas tyre nuk u zgjidhën nga vendimi i Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se kërkon një vendim përfundimtar për këto çështje të ngritura nga ana e tyre përpara se dosja gjyqësore t’i kalojë trupit gjykues.
Ndryshe, mbrojtja kishte argumentuar se duhej veçuar procedura ndaj Thaçit dhe të shtyhet gjykimi deri sa të merret vendimi në rastin për krime lufte, me arsyetimin se ka rrezik që gjykimet paralele të çojnë në konstatime të ndryshme faktike, duke cenuar prezumimin e pafajësisë dhe sigurinë juridike.
Gjithashtu, mbrojtja pretendoi se parimi “res judicata” zbatohet në raport me çështjen e mëparshme për pengim të drejtësisë.
Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu caktimin e gjyqtares Marjorie Masselot si gjyqtare e procedurës hetimore dhe paraprake, duke pretenduar shkelje të nenit 33 të Ligjit për DhSK-në.
Pretendimi për Masselot, sipas Apelit nuk lidhet me juridiksionin sipas rregullave përkatëse Rregulla 97 (1) (a). Sipas Apelit, kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre dhe rrjedhimisht ishte hedhur poshtë.
Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...