Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar 9-vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, duke kujtuar kontributin e tij si shok dhe aktivist shembullor.
Ai ka theksuar se arrestimi dhe mbajtja e tij në paraburgim ishin të padrejta dhe e bënë humbjen e tij edhe më të rëndë për familjen, shokët dhe të gjithë ata që e njohën.
Sveçla ka përshkruar ngjarjen si një “skenë krimi që ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pas nëntë vjetësh”. “Qendra e Paraburgimit që duhej të ishte një institucion i sigurt për çdo qytetar, u kthye në një skenë krimi që ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pas nëntë vjetësh”, ka shkruar ai.
Sveçla ka potencuar se kjo ngjarje rëndon jo vetëm familjen, por edhe të gjithë aktivistët dhe shokët e Astritit.
“Astriti na mungon për çdo ditë. Angazhohemi vazhdimisht duke e mbajtur atë në mendje e në zemër dhe duke ndjekur idealet e tij si udhërrëfyes. Drejtësia për vrasjen e tij është e domosdoshme dhe do ta kërkojmë deri sa të zbardhet e vërteta e plotë,” ka deklaruar Sveçla.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...