Memli Krasniqi viziton familjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë

15:11 | 5 Nëntor 2025
E.K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-zëvendëskryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, në përvjetorin e shkuarjes së tyre në Hagë.

Gjatë vizitës, Krasniqi ka shprehur shpresën që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të përfundojë sa më shpejt me lirimin e tyre.

“Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë. Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info