Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.N., i cili dyshohet se ka kanosur një gjyqtar të kësaj gjykate gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të gjykatës, kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është bërë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndërsa pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtarja e procedurës paraprake, Hakile Ilazi, e ka aprovuar kërkesën si të bazuar.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Hakile Ilazi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 3 nëntor 2025, rreth orës 09:00 në Ferizaj, përkatësisht në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe personit zyrtar – të dëmtuarit I.B., në lidhje me pozitën e tij zyrtare si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në atë mënyrë që pasi që kishte refuzuar pranimin e aktgjykimit, me anë të së cilës është shpallur fajtor dhe gjykuar, kërkon takim me gjyqtarin në zyre dhe pasi që nuk pranohet, në prani të stafit mbështetës të gjykatës: K.L., A.Sh., Sh.R., Sh.H., dhe praktikantëve R.S., dhe E.K., me sjellje të vrazhdë, në shenjë revolte dhe me tonë të lartë kanos me fjalë se: “Veç mos e zafsha në udhë qat I.”, dhe fjalë tjera ofenduese, me ç`rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...