Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Vërmicës, janë zbuluar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 8 mijë eurosh.
Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar dy automjete, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.
Mallrat e padeklaruara përfshinin:
– Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj.
– Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm
– Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi
– Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj.
– Artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj.
Në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit.
“Dogana e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e tregut dhe ekonomisë vendore, si dhe rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi korrekt i mallrave në kufi është detyrim ligjor, ndërsa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje të ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...