
RTK
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po zhvillon një aksion para zyrave të misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ata kanë vendosur një poster me fytyrat e krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë.
Aksioni po shënohet në ditën e pesë vjetorit te arrestimit të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit.
Më 5 nëntor të vitit 2020 ishte bërë publike nga Dhomat e Specializuara në Hagë, aktakuza ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Veprat e pretenduara ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Po më 5 nëntor 2020, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, ndërsa Krasniqi u transferua një ditë më parë, më 4 nëntor 2020. Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi më 3 prill 2023.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit