Një rekord i ri, Zvicra prezanton çatinë më të madhe diellore të palosshme.
Në Uetendorf, një komunë e vogël në kantonin e Bernës, Zvicra ka përuruar çatinë më të madhe diellore të palosshme në botë – një arritje që kombinon teknologjinë e avancuar me inovacionin në energjinë e qëndrueshme, transmeton albinfo.ch.
Sistemi mbulon mbi 20,000 metra katrorë, ekuivalente me madhësinë e tre fushave të futbollit, dhe përbëhet nga panele që mund të palosen automatikisht në rast ere të fortë, bore apo breshëri.
Kjo strukturë gjeneron rreth 3,400 megavat orë (MWh) energji elektrike çdo vit, mjaftueshëm për të furnizuar rreth 700 shtëpi. Falë këtij sistemi, impianti i ujërave të zeza ku është vendosur çatia e re, do ta zvogëlojë konsumin e energjisë nga rrjeti me një të tretën.
Ky projekt pionier shihet si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis inxhinierisë dhe qëndrueshmërisë, duke dëshmuar se inovacionet teknologjike mund të jenë një shtysë e fortë për të ardhmen e gjelbër të Evropës.
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën