Sigal Prishtina ka pësuar disfatën e parë në ENBL, pasi u mposht nga Dinamo Zagrebi në ‘Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve’.
Prishtina pati epërsinë gjatë gjithë ndeshjes madje edhe të thellë në disa momente, mirëpo kroatët u rikthyen në çerekun e katërt dhe fituan 82-80, shkruan Arbresh.info.
Pas tri periudhave rezultati ishte 69-56, por bardhekaltërve u iku fitorja nga duart.
Më i dalluari në fitoren e Dinamos ishte Hunt me 26 pikë, 10 asistime e pesë kërcime. Derisa lojë të mirë bëri edhe Kraljevic që shtoi 18 sosh.
Tek Prishtina më i dalluari ishte Bailey me 29 pikë e gjashtë kërcime.
Pas katër ndeshjeve, Prishtina ka tri fitore e një humbje, kurse Dinamo dy fitore në dy ndeshje.
Ndeshja e radhës për kryeqytetasit është ndaj Manchester Basketball në udhëtim./Arbresh.info
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK