Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 0-0 në ndeshjen e katërt të Ligës së Kampionëve ndaj Frankfurtit.
Ky ishte barazim i parë për këto dy skuadra në këtë edicion, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë në ndeshje e pati Ansgar Knauff i Frankfurtit në minutën e 73-të, por godijta e tij u ndal nga portieri i Napolit.
Pas katër ndeshjeve sikurse Napoli edhe Frankfurti kanë nga katër pikë. Një fitore, një barazim dhe një humbje.
Në këtë ndeshje për 90 minuta u paraqit kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili luan për Napolin dhe pati paraqitje të mirë. Ai u vlerësua me notën 7.1 nga FlashScore.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Napoli e luan ndaj Qarabagut, derisa Frankfurti do të ketë punë me një tjetër skuadër italiane, Atalantan./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...