Trent Alexander-Arnold do të rikthehet sonte në ‘Anfield Road’ pas transferimit të tij tek Real Madridi këtë verë.
Një rikthim i tij në qytet pasi kaloi më shumë se dhjetë vite me klubin nuk ka qenë i mirëpritur për disa tifozë të ‘The Reds’, shkruan Arbresh.info.
Në një mural të vendosur në një prej rrugëve të qytetit, ku është i vizatuar Trenti, është shkarravitur dhe është prishur nga disa tifozë.
Përveç gjithave ata lanë edhe një mbishkrim mbi këtë mural: “Lamtumirë mijush”, në gjuhën spanjolle.

Mirëpo nuk ka shkuar shumë gjatë dhe ky mural u rregullua.
The mural of Trent Alexander-Arnold on Sybil Road, a short walk from Anfield, has been cleaned after being defaced overnight. pic.twitter.com/uVjsKUZXKs
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 4, 2025
Ai ka luajtur gjithsej 354 ndeshje me Liverpoolin ku ka realizuar 23 gola dhe 92 asistime. Mbrojtësi i djahtë ka qenë një prej futbollistëve më të rëndësishem në të gjitha sukseset e Liverpoolit.
Arnold ka fituar çdo trofe të mundshëm me këtë klub, ndër më të rëndësishmit ka qenë titulli kampion i vitit 2020 i cili erdhi pas 30 vitesh pritje.
Mbetet të shihet nëse do të luaj sonte pasi sipas disa mediave ai ende nuk është i gatshëm qind për qind për këtë sfidë, ani pse është i ftuar.
Takimi mes Liverpoolit dhe Realit nis nga ora 21:00./Arbresh.info
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...