Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozuarjes së Glauk Konjufcës si mandatari i ri nga VV-ja, duke theksuar se asnjë parti nuk e zotëron shumicën parlamentare për të formuar qeverinë.
Në komunikatën e saj, LDK apelon për veprim të shpejtë dhe në përputhje me Kushtetutën, duke shtuar se dalja nga bllokada institucionale mund të bëhet vetëm përmes kthimit te sovrani, qytetari, dhe se zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri.
“LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës. Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime.
LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”, shkruhet në komunikatë.
LEXO EDHE:
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...