Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Peje-Prishtine, në Vragoli.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:35, shkruan Arbresh.info.
“Rreth ores 17:35 në rrugën nacionale Peje-Prishtine, ne Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e nje personi.”, tha ai.
Hoxha tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe mjekesia ligjore.
Ndërkaq, hetimet jane duke u kryer nga policia për të sqaruar te gjitha rrethanat qe kanë quar deri te ky aksident tragjik.
“Policia apelon per kujdes ne trafik, respektim te rregullave dhe pershtatje te shpejtesise ne rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmeria eshte me e kufizuar.”, tha ai./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...