Kryeministri i maqedonas, kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u krenua me të arriturat në zgjedhjet lokale ku partia e tij e fitoi edhe kryeqytetin në balotazh.
Por, ai një porosi të veçantë e pati për Kërçovën të cilën si komunë e rikthyen pas 16 vitesh.
Pas 16 vitesh, Kërçova rikthehet në duart e maqedonasve edhe pse shqiptarët janë shumicë.
“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes, punës joadekuate dhe u dëshmua se askush nuk është më i fuqishëm sesa populli. Ju treguam se çfarë mundemi kur jemi të bashkuar. Atje kemi bashkëpunuar fe të ndryshme, etni të ndryshme, kundër atyre që e tërhiqni qytetin poshtë. Kjo e hap derën se mund të bashkohemi. Maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vlleh, boshnjakë, të krishterë, myslimanë. VMRO-DPMNE, LSDM dhe të gjithë të tjerët rreth vlerave dhe politikave për të cilat kanë nevojë qytetarët. Për këtë duhet të punojmë. Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Ky është shembull i rëndësishëm sesa mund të arrijmë kur jemi të bashkuar. Fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë, maqedonas, shqiptarë , turq, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerët. Të nderuar kërçovarë, unë jam me ju dhe Kërçova në periudhën në vijim duhet të jetë në fokus të qeverisë”, deklaroi Mickoski.
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United