Barcelona është rikthyer tek fitorja në La Liga, pas humbjes në ‘El Clasico’ nga Real Madridi. “Blaugrana” mposhti sonte Elchen me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit spanjoll.
Katalanasëve iu deshën vetëm nëntë minuta për të marrë epërsinë. Lamine Yamal realizoi golin e parë për skuadrën e tij.
Dy minuta më vonë Ferran Torres dyfishoi rezultatin pas një asistimi nga Fermin Lopez.
Tre minuta përpara se të mbyllet pjesa e parë, Rafa Mir ngushtoi diferencën në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe 45 minutëshi i parë i takimit.
Kur po rrjedhte minuta e 61-të, Barcelona realizoi sërish, kësaj radhe shënoi Marcus Rashford, i cili u asistua nga Fermin Lopez. Për spanjollin ky ishte asistimi i dytë në këtë sfidë.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Barcelona arkëtoi tre pikë, që e rikthejnë në pozitën e dytë.
Aktualisht skuadra e Flick ka 25 pikë, pesë më pak se Reali lider, kurse Elche është e nënta me 14 sosh.
Ndeshjen e radhës Barcelona e luan me Celta Vigon në udhëtim gjersa Elche takohet me Real Sociedadin./Arbresh.info
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...