Kosova U20 ka shënuar fitore të thellë ndaj Katarit U20 me rezultat 5-1, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kampion Nacional në Hajvali.
Ernis Qestaj i dha epërsinë fillestare Kosovës me një gol në minutën e tretë të takimit, shkruan Arbresh.info.
Teksa, talenti i Prishtinës, Rin Ahmeti e dyfishoi rezultatin në minutën e 27-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Dy minuta më vonë Qestaj realizoi sërish për ta çuar rezultatin në 3-0.
Mohamed Moatasim A Elsiddig ngushtoi shifrat në 3:1 pasi realizoi nga penalltia.
Dy golat e fundit të Kosovës erdhën në minutat shtesë, ku Enes Hajrullahu fillimisht në minutën e dytë shtesë shënoi golin e katërt. Pastaj fitoren me rezultat 5-1 e vulosi Anik Vitia dy minuta më vonë.
Takimi i dytë miqësor mes Kosovës U20 dhe Katarit U20 do të zhvillohet pas tre ditësh, sërish në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...