Një kompani sigurie izraelite thotë se është kontaktuar nga hajdutët që fshihen pas vjedhjes së xhevahireve në Luvër, duke i ofruar negociata sekrete për të shitur sendet e vjedhura nëpërmjet rrjetit të errët.
Ajo thekson se hajdutët kërkuan dhjetëra milionë euro për xhevahiret e vjedhura.
Tzvika Naveh, CEO i kompanisë, tha se kompania mori një mesazh të koduar përmes faqes së saj të internetit pesë ditë pas grabitjes së 19 tetorit nga një person që pretendonte se përfaqësonte hajdutët.
“Ai na ofroi negociata në rrjetin e errët për të blerë xhevahiret e vjedhura, duke e kufizuar kontaktin në vetëm 24 orë”, vuri në dukje Naveh.
“Kompania u angazhua në një seri bisedash të koduara me një përfaqësues të hajdutëve dhe mori indikacione se ai me të vërtetë zotëronte të paktën disa nga artikujt e vjedhur. Ata ishin në arrati dhe duhej të shpëtonin shpejt nga plaçka e tyre”, shtoi ai.
Ai kontaktoi Luvrin nëpërmjet një ndërmjetësi dhe pretendon se Luvri nuk i ktheu përgjigje.
“Ne humbëm besueshmërinë tek hajdutët dhe Luvri humbi një mundësi të vërtetë për të kthyer xhevahiret”, tha Naveh.
Ai pohon se disa muaj më parë, në një intervistë me gazetën italiane Il Tempo, paralajmëroi për diskutime në rrjete që sugjeronin plane për të grabitur Luvrin. /Telegrafi/
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media