Drejtori i një shkolle fillore në fshatin Binqë të Vitisë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar presion psikik ndaj një gruaje për ta detyruar të votojë kandidatin e Listës Serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2025.
“Fsh. Binqë, Viti 29.10.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...