Ka dështuar të mbahet sot seanca e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetëve të Vetëvendosjes Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe ish-deputetes së LDK-së, Drita Millaku, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.
Seanca u shty pasi i pandehuri Xhelal Sveçla njoftoi gjykatën me shkrim dhe përmes emailit për mungesën e tij, duke bërë që gjykata të konstatojë se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës. Seanca e radhës është caktuar për 16 janar.
Kujtojmë se më 18 shtator 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim për Sveçlën, Zybën dhe Pacolli-Dalipin, pasi ata munguan edhe në seancën e 16 shtatorit 2025./Arbresh.info/

A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë