Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka konfirmuar se Siria ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, një vendim që sipas tij është marrë “nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë”.
Në një postim në X, Al-Shaibani riafirmoi respektin e Sirisë për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje.
“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Damasku shpreh respekt për vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës dhe pret me interes zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Damaskut dhe Prishtinës, në mënyrë që të promovohen stabiliteti dhe respekti i ndërsjellë mes kombeve”, shkroi ai.
Me këtë vendim, Siria bëhet shteti i 120-të që njeh pavarësinë e Kosovës.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së