Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës pas njohjes së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë.
Nga Ambasada Gjermane u theksua se janë të lumtur me këtë dinamikë pozitive, duke u bazuar në faktin se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.
“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.
Lajmin për njohjen e Kosovës nga Siria e kumtoi vetë Presidentja Vjosa Osmani nga Riadi. Ajo falënderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, i cili sipas saj, bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve./Arbresh.info
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona