Dy kambana të kishës katolike në Ferizaj janë vjedhur të martën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, tre persona kanë hyrë në oborrin e kishës me një automjet civil dhe kanë marrë kambanat.
“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 28.10.2026 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...