Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përshëndeti njohjen e Sirisë si një zhvillim pozitiv për vendin tonë.
Hoxhaj rikujtoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për opozitën siriane që nga marsi i vitit 2011, duke luftuar kundër regjimit të Asadit.
“Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 pritëm në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës opozitën siriane. Kam mbështetur luftën e tyre dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke publikuar analiza edhe në Foreign Policy”, tha Hoxhaj.
Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tij në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga takimi i parë në Paris në vitin 2012 dhe në takimet e mëvonshme ndërkombëtare. Kur regjimi i Asadit u rrëzua në dhjetor të vitit 2024, Hoxhaj takoi ministra të Qeverisë së re siriane në pranverën e vitit 2025.
LEXO EDHE:
“I gëzohem këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri, të cilët kanë jetuar aty për shekuj me radhë”, tha Hoxhaj.
“Njohja e Sirisë është një lajm i mirë për Kosovën. Gjithmonë kam besuar se Kosova duhet të rreshtohet në mbështetje të kauzave të drejta, dhe e tillë ishte Siria. Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 kam pritur në zyrë opozitën siriane në Ministrinë e Punëve të Jashtmë të Kosovës në Prishtinë. Kam mbështetur luftën e tyre kundër regjimit të Asadit dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke botuar analizë në Foreign Policy. Kam marrë pjesë në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga takimi i parë në Paris në vitin 2012 dhe për vite me radhë. Kur Asadi u largua në dhjetor të vitit 2024, takova personalisht në pranverën e vitit 2025 ministra të Qeverisë së re siriane. Sot i gëzohem shumë këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri, të cilët kanë jetuar aty për shekuj me radhë. (https://foreignpolicy.com/2013/08/23/its-1999-in-syria/)”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj përfundon duke theksuar rëndësinë që Kosova të rreshtohet gjithmonë në mbështetje të kauzave të drejta në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Njohja nga Siri, Pacolli për Vjosa Osmanin: Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, mos u ndalni
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media