Luciano Spalletti ka pranuar të marrë drejtimin e Juventusit të paktën deri në fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi në bazë të rezultateve dhe performancës së ekipit.
Ish-trajneri i Italisë ka kërkuar nga drejtuesit një përforcim në mesfushë në merkaton e janarit. Emri i kërkuar nga Luciano Spalletti është mesfushori danez i Sporting Lisbon, Morten Hjulmand, sipas asaj që raporton “Tuttosport”.
Spalletti duket se nuk ka besim tek Teun Koopmeiners, ndaj ka kërkuar me ngulm transferimin e një mesfushori të ri qendror dhe Hjulmand është i preferuari i tij.
Për danezin ka interes të madh edhe nga Premier League nga klubet si Manchester United, Tottenham e Aston Villa. Sporting e vlerëson të paktën 45 milionë euro.
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...