Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat pala nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës.
Mallrat në fjalë janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...