Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për dëshminë e pritshme të gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë.
Gucati ka deklaruar se dëshmia e Clarkut, e cila pritet të bëhet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ketë një ndikim të madh në procesin gjyqësor.
“Dëshmia e Clark do të jetë një bombë për ta, do të jetë një bombë shumë e madhe do të jetë një sukses i madh sepse në Amerikë është dashtë të marrë leje për të dëshmuar. I falënderojmë që e kanë leju dhe mezi s’po presim që me 19 nëntor ta shohim në Gjykatën Speciale dëshmitë e tij”, tha Gucati në konferencën për media.
Sipas parashtrimeve në dosjen gjyqësore, gjenerali Clark ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë për në Hagë para datës 17 nëntor 2025. Për këtë arsye, dëshmia e tij pritet të fillojë më 18 ose 19 nëntor 2025.
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...