Një ngjarje e rëndë kriminale shënoi sot pasdite lagjen e Kalasë në Berat, ku një konflikt rezultoi me pasoja fatale.
Rreth orës 15:10, Policia e Beratit konfirmoi se në lagjen historike të Kalasë ka ndodhur një vrasje. Shtetasi K. M. (i njohur edhe si K. H.), 63 vjeç, banues i lagjes “Barrikadë” në Berat, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues i Tiranës.
Si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit, i cili sipas burimeve paraprinte nga motive të dobëta, 42-vjeçari humbi jetën gjatë transportit drejt spitalit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij,” bëri të ditur Policia./rtsh
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës