Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën e hënë me një pamje fantastike të katërnjakëve që lidën në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
Me fotografinë e katër bekimeve të familjes Vojkollari, Rama uroi të gjithëve një javë të mbarë.
Shefi i qeverisë shqiptare, vuri në dukje edhe mbështetjen e ekzekutivit për të posalindurit.
“MIRËMËNGJES dhe me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...